Transmetuar më 29-04-2014, 10:28

Ata janë dy binjakë fare të vegjël, të cilët quhen Andrew dhe Garette Stancombe. Dy vogëlushët kanë ardhur në jetë rreth dy javë më parë në Indiana të Pensylvania (SHBA), por ata nuk janë si fëmijët e lindur zakonisht, por janë më ndryshe.

Dy vogëlushët janë të ngjitur në pjesën e kraharorit dhe ndajnë bashkë një zemër dhe një mëlçi, dhe kështu do të rrinë.

Një vendim që i befasoi të gjithë, pasi prindërit e tyre vendosën që të mos tentonin një operacion të rrezikshëm për ti ndarë, pasi kirurgët dhanë shumë pak shanse mbijetese për të dy të vegjlit, duke thënë se mundësitë ishin që vetëm njëri të mbijetonte.

“Lindën bashkë, do të vazhdojnë të luftojnë bashkë për jetën e tyre. Ne do ti duam në çdo moment, sa do që të zgjasë jeta e tyre”, tha nëna 25 vjeçare e tyre Michelle Van Horne.

Që të dy prindërit Michelle dhe bashkëshorti i saj Kody Stancombe, ndihen me fat që fëmijët e tyre arritën të mbijetojnë dhe që aktualisht ndihen mirë.

Mjekët e lajmëruan çiftin se statistikat lidhur me binjakët e ngjitur janë shumë pak inkurajuese, pasi 60% e tyre nuk mbijetojnë gjatë lindjes dhe 35% gjejnë vdekjen pak ditë më vonë.

Ndërkohë mundësitë që të dy binjakët të mbijetojnë pas një ndërhyrje kirurgjikale për ti ndarë janë shumë të vogla, pasi dy vëllezërit ndajnë bashkë organe jetësore siç është zemra./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit