
Tiranë, 29 prill 2014, NOA.al- Dy djem të rinj janë shpallur në kërkim nga policia të akuzuar për vjedhje të mbetur në tentativë dhe dhunë ndaj djalit të shtëpisë ku synonin të vidhnin.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Thoma Goxhaj”, në kryeqytet ku dy persona kanë thyer xhamin e derës së ballkonit dhe kanë hyrë në banesën e R.V.
Siç raporton Noa.al, personat e paidentifikuar në momentin që kanë parë djalin e të zotit të shtëpisë, e kanë goditur me mjete të forta duke e lënë të dëmtuar dhe më pas janë larguar.
Pas denoncimit të bërë për nga i dëmtuari, nga ana e uniformave blu u bë identifikimi i autorëve të ngjarjes si Mariglen Nela, 24 vjeç dhe Kadri Vrapi 18 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





