Transmetuar më 28-04-2014, 21:57

Kosovë, 28 Prill 2014 NOA.al- Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka zhvilluar disa takime në Istog dhe në disa fotografi që ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se ky vend i dha Kosovës presidentin Rugova dhe LDK do t’ia kthejë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”.

“Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t’ia kthejmë Kosovës himnin "Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë" dhe Flamurin e Dardanisë”, shkruan Mustafa në një fotografi në Facebook. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit