
Durrës, 28 Prill 2014 NOA.al- Një person është plagosur me armë zjarri para pak minutash në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, të këtij qyteti. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, bën të ditur se personi i plagosur është Pjetër Tosku 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë për në spitalin Rajonal të Durrësit, ku po i jepet ndihma e parë.
Sipas të dhënave të para mësohet se sherri ka ndodhur mes dy familjeve, të cilat janë me origjinë nga Mirdita, por që jetojnë në Durrës.
Policia ka identifikuar autorin i cili eshte shtetasi Mirash Lepuri, po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë konflikt. /e.gj.noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





