
Tiranë, 28 Prill 2014 NOA.al- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët ku po diskuton me ta për projektin e qeverisë për legalizimet falas.
Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se ka shumë paqartësi, por edhe desinformim për projektin e legalizimeve.
Kryeministri theksoi edhe njëherë se procesi i legalizimit është tërësisht falas, dhe jo vetëm dokumentacioni. Rama sqaroi se lehtësirat do të jene vetëm për legalizimin e shtëpisë së parë, ndërsa për shtëpitë e tjera përfitohet ulje.
Gjithashtu kryeministri sqaroi se nuk do të hapet një proces i ri vetëdeklarimesh, por askush nuk do të lihet i palegalizuar. Vijon
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





