
Tiranë, 28 prill 2014, NOA.al- Dy djemtë e kryetarit të komunës Farkë, Fatbardh Plaku kanë rënë pre e një kërcënimi me armë.
Siç raporton Noa.al, djali i madh Plakut është kërcënuar me jetë me armë madje është qëlluar me plumba mbi makinën e tij, gjatë kohës që ky i fundit po kthehej nga shkolla ku kishte shkuar për të marrë vëllanë e vogël.
Dyshimet e para të policisë mbi sulmin ndaj djemve të kryetarit të komunës Farkë, janë se ky sulm ka ardhur për shkak të detyrës së të atit, ndërsa mësohet se dy perosna me motorr iu kanë dalë përpara duke iu zënë pritë me armë.
Kujtojmë se pak kohë më parë banesa e kryekomunarit të Farkës u sulmua me eksploziv, eksploziv i vendosur në murin rrethues të banesës.
Fatbardh Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike.
Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen:
Më datë 28.04.2014, rreth ores 14.30, në afërsi të fshatit “SOS”, pranë lagjes Sauk persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz”, me targa AA 656 HD, me të cilin udhëtonin vëllezërit K.Plaku dhe F.Plaku.
Sa më sipër personat e lartpërmendur nuk kanë pësuar dëmtime fizike. U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet do të referohen në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





