
Durrës, 28 prill 2014, NOA.al/ K.Kotorri- Një vajzë e mitur e moshës 15 vjeçare nga Durrësi, ka tentuar që ti japë fund jetës, në gjendje të rënduar psikologjike.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjnecisë Noa.al, se bëhet fjalë për Ermira D., e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital për shkak se kishte pirë detergjent për pastrim, duke synuar fundin e jetës.
Mësohet se 15 vjeçarja i kishte të dy prindërit me probleme shëndetësore, të cilët kishin nevojë për mjekime të vazhdueshme.
Nën këtë argument, ajo kishte shkuar shpesh te daja i saj duke i marrë në mënyrë të vazhdueshme para, të cilat i kërkonte me pretekstin për të ndihmuar prindërit, por në fakt i prishte për tu argëtuar dhe për të plotësuar dëshirat e saj.
Mirëpo ndërsa kjo situatë vazhdonte prej disa kohësh, daja i vajzës iu kishte thënë prindërve të saj, se ajo i kishte marrë rreth 2 milionë e gjysëm lekë të vjetra.
Përballë kësaj situate e vënë në sedër nga prindërit e saj, vajza mendoi që ti japë fundin jetës, duke pirë detergjent. Ndërkohë aktualisht pas marrjes së ndihmës së nevojshme, 15 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





