Transmetuar më 28-04-2014, 14:37

Durrës, 28 prill 2014, NOA.al- Një 61 vjeçar nga Tirana ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Siç raporton  Noa.al, i dëmtuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin e Djegieve në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga të dhënat e para hetimore rezulton se 61 vjeçari me iniciale B.M., banues në Tiranë, ishte i punësuar si inxhinier i Radio-Televizionit Shqiptar.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kohës që ky i fundit po kontrollonte aparaturat e Radiostacionit në Fllakë të Durrësit, ku ndodhi një masë elektrike si pasojë e së cilës ai pësoi djegie të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për të zbuluar detajet e plota të ngjarjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit