



Tiranë, 28 Prill 2014 NOA.al – Në kulmin e debateve dhe akuzave të forta për trafik droge me implikim të dyshuar të bazave ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës, kreu i shërbimit sekret dhe ministrja e Mbrojtjes shfaqen plot respekt ndaj njëri-tjetrit dhe buzëqeshje “pa doganë”, dukshëm jo të shtirura.
Takimi mes Visho Ajazi Lika dhe Mimi Kodhelit është bërë sot në Ministrinë e Mbrojtjes ku po zhvillohet seminari me temë “Inteligjenca dhe Demokracia”.
Siç shikoni fotot dhe videon që ju sjell noa.al më poshtë, kreu i SHISH dhe Kodheli janë takuar në këtë aktivitet, ku jozyrtarisht mësohet se ka patur dhe një bisedë të shkurtër mes tyre.
Duket se akujt mes kreut të SHISH dhe Kodhelit u thyen pasi SHISH lëshoi një deklaratë dy ditë më parë ku përgënjeshtroi shkresën e denoncuar nga opozita mbi afera të dyshuara trafiku droge në bazat ushtarake të FA.
Ishte hera e parë në këto vite që SHISH dilte me një deklaratë zyrtare. Deklarata, qartësisht i vihej kundër denoncimeve të opozitës, duke tentuar kështu të përmirësojë marrëdhëniet mes SHISH dhe Mbrojtjes.
Shkresa e publikuar sugjeronte se në mjediset e bazave ushtarake të FA kryhej trafik i dyshuar ndërkombëtar droge. Kjo shkresë u përcoll nga opozita si shfrytëzim i aseteve të FA për trafik droge. Kreu i SHISH kritikoi publikimin e kësaj shkrese, të cilën ndonëse nuk mohoi ekszistencë, u përpoq të minimizojë rëndësinë me të cilën dokumenti ishte përcjellë tek autoritetet e larta shtetërore. /a.c/noa.al/
Arvizu: Informacione të klasifikuara kurrsesi nuk duhet të dalin në publik
Reagon kreu i SHISH: S’kemi asnjë informacion për trafik droge nga FA
Trafik droge nga baza e Gjadrit, FA: S’ka asnjë fakt që ta provojë
Basha: Do ti shkojmë deri në fund të vërtetës për trafikun e drogës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





