
Putini e mori atë që donte, dhe ajo nuk ishte Krimeja. Ai kërkonte që Rusia të ishte një lojtare e frikshme në arenën ndërkombëtare dhe falë metodave të Putinit dhe kundërpërgjigjes së Perëndimit, ajo tashmë është e tillë
Nga Kathleen Parker
“Marrëveshja” e re mes Rusisë, SHBA-ve dhe aleatëve të saj, ishte pikërisht ajo që i duhej ish-agjentit të KGB-s, Vladimir Putinit. Kjo s’do të thotë se nuk ka një perspektivë të mirë për t’i dhënë fund tensionit në Ukrainë.
Por megjithatë, askush nuk duhet të habitet nëse Putin tërhiqet nga dëshira e tij për të marrë një pjesë të Ukrainës, jo sepse i trembet sanksioneve ekonomike, por se atë që dëshironte e arriti. Se çfarë do të ndodhi në të ardhmen, këtë mund ta zbulojmë që tani përmes profesoreshës dhe mbesës së Nikita Hurshovit, Nina Hurshovës. Ajo, me aftësitë e saj për të lexuar të ardhmen, kishte të drejtë për të gjitha veprimet e Putinit.
Në fillim të këtij viti, kur pyetja më e madhe që shqetësonte njerëzimin ishte nëse Rusia do ta merrte Krimenë, Hurshova tha se po. Ndërkohë që të gjithë shqetësoheshin nesh Putini kishte plane për të shtënë në dorë Ukrainën Lindora, Hurshova tha jo. Ajo arsyetoi se Putini nuk është gati që të përballojë kostot e pushtimit të një shteti. Hurshova, gjithashtu, parashikoi se Putini do ta shuante vet zjarrin që ndezi, kur qëllimet e tij të arriheshin.
Strategjia e tij nuk ishte shtënia në dorë e Ukrainës së lodhur ekonomikisht, por ai kërkonte të tregonte se ishte gati të pushtonte ndonjë shtet për të fituar lavdi, kur t’i nevojitej. Kështu, duket se mëkati i Putinit (aneksimi i Krimesë) mund të falet. Strategjia e Putinit dukej shumë e korkolepsur që të zgjidhej nga një mëndje amerikane, mirëpo ndoshta, duhej një mëndje ruse për të kuptuar Putinin.
Obama është aq i mençur sa të mos i besojë verbërisht “sinqeritetit” të Putinit, por nëse do të ishte një bastexhi i mirë, do të dinte si të investonte duke marrë Hurshovën në administratën e tij. Kjo e fundit ka edhe shtetësi amerikane, shtuar këtu që është një nga profesoreshat e marrdhënieve ndërkombëtare më të mira në SHBA. Ajo arrin ta kuptojë psikologjinë e Putinit me mijëra herë më mirë sesa analistët më të paguar në SHBA.
Shumë rusë janë ndjerë të fyer nga qëndrimet amerikane për çështjet në Ukrainë, ndaj edhe aneksimi i Krimesë i shërben më shumë krenarisë së tyre sesa oreksit për zgjerimin e territoreve shtetërore.
Vetë Putini, me veprimet e tij, deshi t’u sillte në kujtesë shtetasve të vetë lavdinë e Rusisë së Madhe, por kjo s’do të thotë se ai kërkon ta realizojë atë ëndërr. Putini, aq shumë i sulmuar që prej një dekade nga perëndimi, e di mjaft mirë se politika që ndoqi në Ukrainë, i jep një shtysë mjaft të madhe në lojën e shahut-gjeopolitik. Ai e mori atë që donte, dhe ajo nuk ishte Krimeja. Ai kërkonte që Rusia të ishte një lojtare e frikshme në arenën ndërkombëtare dhe falë metodave të Putinit dhe kundërpërgjigjes së Perëndimit, ajo tashmë është e tillë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





