



Një tatuazh në dorë ishte nisja e një bisede e cila bëri që një çift bujar të ndihmonte një kamariere për të kuruar qenin e saj Tucker.
Amerikania Christina Summitt është 37 vjeç dhe bën tre punë për të mbajtur tre fëmijët e saj, ndërsa ka edhe një qen i cili është i sëmurë dhe ka nevojë për kura të shtrenjta.
Gruaja ia tregoi problemet e jetës së saj dy klientëve të Holiday Inn, në New Jersey ku punon si kamariere.
Një bisedë e thjeshtë mjaftoi për të shqetësuar çiftin lidhur me një operacion të kushtueshëm për qenin e saj. Për rrjedhojë çifti përveç faturës prej 80 dollarë, i la kamarieres edhe një bakshish prej 1 mijë dollarësh, për të ndihmuar gruan e cila ndodhej në vështirësi.
Fillimisht Christina tha se nuk mund ti pranonte, por kur ata i thanë se kjo shumë ishte për qenin, gruaja u emocionua dhe i pranoi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





