
Elbasan, 28 prill 2014, NOA.al- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një grua 54 vjeçare me banim në lagjen “Çlirimi".
Burime zyrtare nga uniformat blu të këtij qyteti thanë për agjencinë Noa.al, se gruaja me iniciale E.S., duke qenë në detyrë arkëtare pranë arkës Nr.2 Elbasan, dyshohet të ketë falsifikuar firmën e 59 vjeçarit F.Xh., banues në Elbasan, duke mos i dhënë pensionin e invaliditetit për muajin prill 2011, por duke e përvetësuar.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Ndërkohë aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera të ngjashme ku 54 vjeçarja mund të jetë përfshirë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





