Transmetuar më 28-04-2014, 12:24

Aventura e një nate i detyronte që të qëndronin bashkë për gjithë jetën, kështu që ai vendosi që të vriste vajzën.

Fan Xu, një vajzë 21 vjeçare kineze mbeti shtatzënë me 36 vjeçarin Moulian Li, të cilit i kishte thënë se donte ta mbante fëmijën, duke e detyruar kështu burrin që të qëndronte i lidhur me të.

Nuk ishte dashuri dhe fëmija nuk ishte i dëshiruar, kështu që partneri i saj vendosi që ti vërë zjarrin makinës me të cilën udhëtonin, në mënyrë që ti jepte fund asaj që për të ishte kthyer në torturë.

Li e futi në makinë Fan Xu, tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, gjatë kohës që ajo flinte gjumë dhe nisi ti japë makinës deri sa kjo e fundit mori flakë, si pasojë e provokimit të gazit në makinë prej tij.

Policia dhe ndihma e shpejtë i erdhi në ndihmë çiftit duke i kushtuar vëmendje të veçantë gruas shtatzënë.

Tashmë që të dy janë në jetë ndërsa kanë plagë të shumta, ndërsa edhe fetusi është ende në jetë dhe lufton bashkë me nënën për të mbijetuar. Nga hetimet e policisë thuhet se mes çiftit kishte probleme, për shkak se vajza e kishte detyruar 36 vjeçarin të jetonin bashkë, duke bërë që Moulian Li të ndihej i mbytur nga kjo situatë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit