Transmetuar më 28-04-2014, 11:20

Tiranë, 28 prill 2014, NOA.al- Një autobus i linjës Qendër- Sauk në kryeqytet ka përplasur furishëm një këmbësor pranë rrugës së Elbasanit.

Mësohet se i dëmtuari është një burrë i moshës 50 vjeçare, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të marra.

Sakaq nga ana e policisë është bërë ndalimi i drejtuesit të autobusit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu po pyeten edhe pasagjerët që ndodheshin në mjet si dhe kalimtarët e rastit për të dhënë detaje lidhur me atë që kanë parë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit