Transmetuar më 28-04-2014, 10:08

Tashmë fotografia shfaqet në kompjuterin në shtëpinë e saj në Paris. Një fotografi e bërë e famshme, për shkak të historisë që po bënë xhiron e botës.

Ajo quhet Karine Gombeau, është 42 vjeç dhe është turistja e cila në zemër të Manhattan në SHBA, shfaqi mëshirë, duke blerë një copë picë për Richard Gere, aktorin i cili ka një pasuri prej 100 milionë dollarësh.

Mirëpo gjatë kësaj kohe aktori i Hollywood ishte duke xhiruar për filmin “Time out the Mind”, në të cilin interpreton rolin e një lypsari.

Por veshja e tij ishte aq perfekte, sa që ai nuk u njoh dhe Karine duke e parë të drobitur mendoi që ta ndihmojë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit