Transmetuar më 28-04-2014, 09:57

Duket mizore, por është vetëm një ritual i cili mbahet çdo vit në tempullin e Sensji, në Tokio të Japonisë.

Sipas besimeve të vjetra japoneze, nevojiten lotët e fëmijëve në krahët e lojtarëve gjigantë të sumos, të cilët cilësohen si një shenjë e mirë, në mënyrë që sëmundjet të qëndrojnë larg të vegjëlve.

Ky ritual përfshin mbajtjen e dy fëmijëve në krah nga dy lojtarë të sumos, dhe kush prej tyre ulëret dhe qan më shumë, fiton.

Nëse asnjëri prej tyre nuk reagon, atëherë ndërhyn një person i tretë i cili vendos maskën e djallit për ti trembur vogëlushët dhe për ti detyruar të qajnë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit