


Një performancë e pazakontë e dyshuar si e UFO-ve, është dokumentuar pak ditë më parë në lokalitetin e Carrizozo në New Mexico të SHBA.
Lidhur me këtë pamje që e gjeni në fotografitë dhe videon bashkëngjitur, një dëshmitar thotë se, “Në 21 prill të 2014, unë, im bir dhe nusja e tij po udhëtonim drejt Albuquerque në New Mexico. Sapo ishin kthyer nga një udhëtim dhe unë kisha shkuar për ti marrë në aeroport. Rreth orës 01.35-01.40, nusja e djalit pa disa drita në qiell dhe pyeti të shoqin se për çfarë bëhej fjalë. Unë nuk i pashë fillimisht, por ndalova në një kthesë për të parë më mirë fenomenin. Fotografova objektet që ishin në qiell, të cilët ishin vendosur si formë trekëndëshi, më tej bëra një video me celular. Ishin katër drita afër njëra tjetrës të cilat ndriçonon shumë, dhe më tej edhe dy drita të tjera që dukeshin sikur zbrisnin. Më tej fiilmova, por cilësia e videos nuk është më e mira, mirëpo mund të shikohet se si kjo “patrullë” e mundshme UFO-ve lëvizte në qiell”.
Videoja dhe fotografitë në fjalë iu kanë kaluar autoriteteve, për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





