Transmetuar më 28-04-2014, 08:30

Prej pak kohësh ajo ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë, por qysh tani barku i saj duket hapur. Aktorja Mila Kunis është fotografuar bashkë me të fejuarin Ashton Kutcher, teksa mbante një bluzë të shkurtër të bardhë, nëpërmjet të cilës doli në pah barku i rrumbullakosur.

Ata u fotografuan në California, ku dukeshin tejet të dashuruar dhe të lumtur gjatë California’s Country Music Festival në Empire Polo Club të Indio, California.

Aktori 36 vjeçar nuk kurseu puthjet për nënën e fëmijës së tij ndërsa 30 vjeçarja dukej tejet e lumtur. Më tej me një kanotiere të kuqe me motive, barku binte edhe më shumë në sy./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit