Transmetuar më 27-04-2014, 21:46

Durrës, 27 prill 2014, NOA.al- Një operacion blic i uniformave blu të Durrësit bëri të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se i arrestuari është David Leka 46 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në shtator të vitit 2013, për një vrasje të ndodhur në Itali.

Konkretisht 46 vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij gjatë kohës që qëndronin në shtetin fqinj.

Po ashtu bëhet e ditur se menjëherë pas krimit ai u ka shpëtuar autoriteteve, duke arritur që të kthehet në Shqipëri.

Mësohet se prej disa kohësh Leka strehohej në lagjen nr.1 në Durrës, vend ku dhe u gjet dhe vu në pranga gjatë mbrëmjes së të dielës./k.ka.y/noa.al/

Qëndrimi i policisë për arrestimin e Lekaj:

Më datë 27.04.2014, ora 21.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit te shpallur në kërkim ndërkombëtar David Lekaj, 46 vjec, banues në Shkodër.

Zyra Qendrore Kombetare e Interpol Tiranës me datë 04.09.2013 e ka shpallur këtë shtetas në kerkim pasi Interpol Roma më datë 03.09.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar te tij lidhur me vendimin penal që Gjykata e Cagliarit në Itali ka marrë, sipas së cilit ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana rënduese”, “Dhunim i kufomës” e ”Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 572, 575, 577, 61/2 e 412 të Kodit Penal italian.

Kapja e tij u bë e mundur  rreth ores 20.00 nga shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Durrës, në bashkëpunim edhe me ato të Komisariatit të Policisë Durrës në lagjen Nr.1 Durrës.

Gjatë kësaj periudhe ky shtetas ka përdorur një tjetër identitet me qëllim shmang’jen ndjekjes. Materialet iu kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit