Transmetuar më 27-04-2014, 21:22

Imagjinoni entuziazmin e studentëve të këtij profesori indian, i cili sapo ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes pasi ka mbajtur në Universitet, leksionin më të gjatë në histori.

Me rastin e një maratone leximi, mësuesi indian Arvind Mishra arriti që të flasë për 139 orë, 42 minuta dhe 56 sekonda pa pushim.

“Kam dëshiruar gjithmonë që të bëhem profesor. Mësuesia është një aktivitet i rrallë i cili e mban trurin gjithmonë të ri, duke mësuar gjatë gjithë jetës. Gjatë këtyre viteve në Universitet jam rritur shumë dhe kam vendosur që t’ia dedikoj gjithë jetën time këtij profesioni”, u shpreh pedagogu nga Dehradun.

Falë leksionit të tij të stërgjatë, emri i Arvind është në librin e rekordeve. Rekordi i mëparshëm i përkiste një polaku, 5 vite më parë, i cili rezistoi për plot 121 orë duke folur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit