Transmetuar më 27-04-2014, 21:09

Një selfie, një status në Facebook dhe më tej goditja fatale. Courtney Sanford gjeti vdekjen në moshën 32 vjeçare pasi u përplas nga një kamion, aksident i shkaktuar ndoshta nga një shpërqendrim.

Gruaja po postonte në Facebook një fotografi të cilën sapo e kishte bërë, ku bashkëngjitur selfie ku shfaqej e buzëqeshur kishte shkruar, “Këngët e lumtura më bëjnë të lumtur”.

Makina e Courtney kishte zënë korsinë e kundërt në një autostradë në Karolinën e Veriut, çka bëri që të përplasej nga kamioni, duke bërë që automjeti të përfshihet nga flakët.

Vajza gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i kamionit nuk pësoi dëmtime. Drejtuesi i kamionit nuk kishte pirë aspak alkool dhe shpejtësia ishte brenda limiteve, ndërsa dyshohet se ngjarja e rëndë ka ardhur prej një shpërqendrimi nga postimi i selfie të vajzës në Facebook./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit