Transmetuar më 27-04-2014, 20:57

Një trajner personal në një qendër estetike në Ivrea të Piemontes, në Itali, u dënua për vrasje me qëllim, ndaj një vajze 32 vjeçare.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur para katër vitesh ku humbi jetën një grua rumune, Monica Muresam, e cila nën drejtimin e trajnerit personal po ndiqte një regjim intensiv dobësues.

Sipas të dhënave të marra nga prokuroria, thuhet se trajneri duhet të kishte ndërhyrë ndaj alergjive të brendshme të Monica, si pasojë e trajtimit dobësues, por mosndërhyrja e tij bëri që 32 vjeçarja të gjejë vdekjen.

Mësohet se gruaja e cila ishte nënë e dy fëmijëve ishte paraqitur në qendrën estetike, teksa peshonte 98 kilogramë, ndërsa gjeti vdekjen pas 4 seancave në palestër.

Në seancën e fundit ajo bëri joga, stërvitje dhe kaloi 3 orë në sauna. Më tej ajo u ndje keq, duke bërë që të lajmërohej ndihma e shpejët por pa rezuiltat.

Në vendimin e gjykatës u tha se trajneri duhet ta dinte se për një person me atë peshë kishte rreziqe, për më tepër që edhe ushtrimet fizike të cilave iu ishte nënshtruar ishin tejet të rrepta.

Gjykata e Ivrea e dënoi trajnerin Evasio Gallo me 1 vit e 3 muaj burg për vrasje me dashje dhe abuzim me detyrën, ndërsa ndaj familjes së saj u caktua shpërblimi prej 125 mijë euro./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit