

“Shockwave” është emri i kamionit më të shpejtë në botë, i cili përshkon 276 milje në orë, ose thënë ndryshe 605 kilometër në orë.
Ky kamion peshon 4 ton, dhe është i pajisur me tre motorrë Pratt & Whitney J34-48, secili prej të cilëve prodhon 12 mijë kuaj fuqi.
Les Shockley është krijuesi i versionit të parë të këtij kamioni në vitin 1984, ndërsa në vitin 2012 kamioni i rekordeve u ble nga Neal Darnell dhe djali i tij Chris, të cilët e restauruan me detajet e fundit.
Për të ndaluar kamionin pas performancës, nevojiten dy parashuta ushtarake, duke qenë se frenat nuk mjaftojnë.
Mirëpo duhet thënë se ky kamion nuk është aspak ekonomik, pasi për çdo performancë, konsumon thuajse 680 litra karburant./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





