





Nëse jeni fansa të James Bond dhe keni lënë para mënjanë, një agjenci udhëtimesh angleze ka krijuar një paketë pushimesh që bënë për ju.
Bëhet fjalë për pushime 21 ditore, gjatë të cilave vizitohen shtatë shtete të ndryshme, ku janë xhiruar disa prej pjesëve më të famshme të “Agjentit 007”, duke udhëtuar me avion privat dhe jaht.
Udhëtimi nis nga Londra, ku bëhet një shëtitje turistike me Rolls Royce në kryeqytetin anglez. Më tej një avion privat bën transportin për në Nizza të Francës dhe më tej vijohet me helikopter deri në principatën e Monakos, ku shijohet një darkë në një nga restorantet më luksoze.
Më tej drejtohet makina Aston Martin për tu kthyer në alpet e Zvicrës, për të vijuar më tej me një makinë Farrari.
Për të vijuar gjithahstu me një shëtitje në Venezia dhe më tej në Turqi. Por guida nuk përfundon me kaq, pasi është parashikuar edhe udhëtimi në Tajlandë, ku nëpërmjet një jahto është parashikuar zhvendosja për në Koh Phing Kan, i njohur ndryshe si ishulli i James Bond.
Këto pushime ama kapin një kosto prej 490 mijë sterlinash, ose thënë ndryshe 585 mijë euro. Megjithatë organizatorët janë të sigurtë se kanë ndonjë klient të pasur, duke garantuar se një eksperiencë e tillë është e paharrueshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





