



Dëshira për dije nuk njeh moshë dhe këtë e ka treguar një grua australiane e moshës 93 vjeçare. Lis Kirkby ka mbaruar doktoraturën fare pranë 1 shekulli jetë, duke marrë titullin e doktorit të shkencave ekonomike.
Kirkby, e cila ka lindur në vitin 1921, e braktisi shkollën në moshën 17 vjeçare, për shkak të sëmundjes së nënës, kur iu desh të kujdesej për të, por edhe për vëllanë e vogël.
Në vijim ajo u martua dhe ka punuar në një sërë punësh, mes tyre edhe si aktore. Mirëpo dëshira për dije bëri që ajo të riniste sërish studimet duke ndjekur Universitetin e Sidney dhe duke u bërë njeriu më i moshuar që vlerësohet me një titull të tillë shkencor.
Në punimin e saj për temën e doktoraturës 93 vjeçarja analizoi krizën financiare të viteve 1930 e njohur si periudha e depresioinit të madh dhe atë të vitit 2008. Lis është bërë tejet e famshme në Australi, ndërsa veçohet fakti se gruaja i ka përjetuar të dyja krizat. Me përfundimin e doktoraturës, 93 vjeçarja e cilësoi këtë titullin si arritjen më të madhe në jetë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





