Transmetuar më 27-04-2014, 18:44

Një vajzë 7 vjeçare nga Kazakistani ka përjetuar një eksperiencë të rëndë, e cila i shkaktoi një plagë serioze në trup.

Vogëlushja Ariana Aitzhan, ishte duke luajtur kur celulari i saj i shpërtheu në xhep, duke i shkaktuar djegie të rëndë. Ariana po luante në kopështin e banesës, kur u dëgjua shpërthimi i cili alarmoi prindërit e saj.

Pasi mbërritën pranë saj, ata kuptuan se telefoni Samsung Galaxy S2 kishte shpërthyer gjatë kohës që ndodhej në xhepin e 7 vjeçares, duke i shkakuar djegie të rëndë.

Për rrjedhojë e mitura duhet të bëjë një transplant të lëkurës, ndërsa kompania e markës celularit mori përsipër mbulimin e shpenzimeve.

Pavarësisht kësaj prindërit e vajzës e refuzuan ofertën, duke e denoncuar rastin publikisht./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit