Transmetuar më 27-04-2014, 17:43

Mozzate, 27 prill 2014, NOA.al- Tashmë që trupi i Silvio Mannina u gjet, hetimet e nisura më 1 mars për vrasjen e Lidia Nusdorfi në Itali, mund të cilësohen të mbyllura.

Por gjërat duket se nuk janë saktësisht kështu, pasi mund të ketë një viktimë të tretë. Hetuesit italianë janë vënë në kërkim të një kushëriri të vrasësit, i cili nuk po gjendet prej kohësh, ndërsa po kërkohet bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare për të zbuluar, nëse së paku është gjallë.

Shqiptari Dritan Demiraj, i pyetur nga hetuesit ka deklaruar se ka tentuar të vrasë kushëririn e tij gjatë verës së kaluar në Shqipëri, pasi Lidia Nusdorfi, gruaja me të cilën jetonte në Rimini dhe me të cilën solli në jetë një fëmijë, i kishte thënë se e kishte tradhëtuar me një kushëririn e tijm gjatë pushimeve në Shqipëri.

Dritani u arrestua për atë ngjarje, ndërsa më tej u la i lirë. Por edhe pse i ishte bllokuar pasaporta, nëpërmjet Greqisë ai arriti të shkojë sërish në Itali. Ishte treguar i gatshëm të falte Lidia, por për të kjo histori kishte marrë fund.

Në fund të muajit dhjetor Demiraj ishte kthyer sërish në Shqipëri, por nuk dha detaje mbi arsyet e vizitës së tij. Aktualisht ai akuzohet për vrasje dhe fshehje kufomem ndërsa dyshohet edhe për zhdukjen e kushëririt të tij.

Pak ditë më parë Dritan Demiraj, 29-vjeç nga Shqipëria ka pranuar vrasjen e ish-të dashurës së tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarit të saj, Silvio Mannina, në datën 1 mars të këtij viti në Itali.

Pas vrasjes se Lidias, policia shoqëroi të riun shqiptar si të dyshuar.  Sipas policisë në fillim të hetimeve 29-vjeçari dyshohej vetëm për vrasjen e ish të dashurës së tij, por pas hetimeve ka rezultuar se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina.

Gjatë hetimit në burgun e Comos, në Itali, ku mbahet nga 1 marsi 2014,  29-vjeçari shqiptar ka pranuar se e kishte mbytur me një kabull elektrik 30-vjeçarin italian përpara se të qëllonte për vdekje ish-të dashurën e tij, në stacionin e trenit në Mozzate.

Gjithashtu ai ka treguar se trupin e pajetë të të riut e kishte groposur në një shpellë. Duke treguar skemën e krimi, i riu shqiptar ka thënë se, pas vrasjes së Silvio Manninas ai  kishte përdorur celularin e viktimës për të tërhequr ish-të fejuarën në grackë.

Duke u shtirur si i fejuari i saj, 29-vjeçari i kishte dërguar një sms ku i kërkonte të takoheshin në stacionin e trenit, ku e qëlloi për vdekje me thikë.

Shkak i krimit makabër dyshohet të ketë qenë xhelozia. Dritan Demiraj punonte në një furrë buke në Itali. Ai është babai i njërit prej fëmijëve të Lidia Nusdorfit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit