Transmetuar më 27-04-2014, 17:11

E dashura e re e aktorit Richard Gere, i cili vetëm një vit më parë u nda nga e shoqja Carey Lowell, quhet Padma Lakshmi, e cila merret me shkrimin e librave për kuzhinën.

Siç shkruan revista “People”, çifti ka nisur të frekuentohet prej disa kohësh dhe ndihen më së miri bashkë, duke u konsoliduar si çift.

Që të dy vijnë nga histori të gjata dashurie dhe të përfunduara keq. Gere u divorcua me të shoqen 1 vit më parë, pas 11 vitesh martesë dhe një djali me emrin Homer, i ardhur në jetë gjatë martesës mes tyre.

Ndërkohë Padma pas martesës së dështuar me Salman Rushdie, ka qenë e fejuar për disa vite me miliarderin Teddy Forstmann, i cili gjeti vdekjen në vitin 2011 për shkak të kancerit në tru. Richard është mashkulli i parë me të cilin Padma del, qysh nga vdekja e Teddy./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit