
Tërshëra është mjaft e ushqyeshme dhe e dobishme. Ajo na ndihmon të marrim energji dhe të humbasim peshë. Fibrat e saj janë të tretshme dhe të japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.
Si ta përdorim për dobësim? Ja disa hapa…
Fillojeni çdo mëngjes me një racion tërshërë. Shtoni qumësht të skremuar, fruta të stinës, mjaltë dhe kanellë (sipas dëshirës). Kjo do t’ju mbajë me energji dhe të ngopur deri në vaktin e drekës.
Konsumoni gjysmë filxhani me tërshërë para drekës. Kësaj radhe me kos natyral jo me qumësht. Kjo do të krijojë pak variacion dhe s’do të mërziteni nga e njëjta shije gjithmonë.
Konsumoni përsëri gjysmë filxhani me tërshërë para ngrënies së darkës. Do të merrni shumë fibra me pak kalori, dhe kjo do t’ju bëjë të konsumoni më pak në vaktin e darkës.
Konsumoni vetëm 900 deri 1,200 kalori për 7 ditë para se të filloni këtë regjim. Më pas shtojini kaloritë nga 1,200 deri 1,300 për 30 ditët e ardhshme.
Vazhdoni të konsumoni 2-3 vakte me tërshërë gjatë ditës (si vakt ose mes vakt) edhe për 30 ditë pasi të keni mbaruar këtë regjim. Tërshëra do të mbajë peshën tuaj nën kontroll pa hequr dorë nga ushqimi i zakonshëm. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





