Transmetuar më 27-04-2014, 11:50

Fotot që do të shikoni më poshtë janë realizuar në Shqipëri, për agjencinë e lajmeve Reuters. Në to tregohet një familje shqiptare, e cila jeton në bunkier, në periferi të Tiranës.

Florije gjana është kryefamiljarja 30 vjeçare, e cila rri e ulur dhe shikon fëmijën e saj, Sajmirin, i cili është duke lyer “shtëpinë” e tyre, nëse mund të quhet i tillë bunkieri i kohës së komunizmit, në të cilin ata jetojnë.

Krahas Sajmirit 9 vjeçar, Florija ka për të ushqyer edhe dy vajzat e tjera, Marien dhe Fatbardhën.

Gjana ngeli e ve para 6 vitesh dhe që prej asaj kohe ka jetuar bashkë me fëmijët në shtëpinë-bunker, të cilën bashkëshorti i saj e bleu para se të vdiste. “Shtëpia” është e freskët në verë  dhe e ngrohtë në dimër, por megjithatë, në disa zona të saj, çatia pikon kur bie shi.

***

30-vjeçarja Florie Gjana është kryefamiljarja, e cila ka tre fëmijë dhe mundohet që t’i rrisë dhe t’i edukojë ata. Floria ka treguar, se historia e tyre e mbijetesës ka nisur para gjashtë vjetësh, kur humbi bashkëshortin. Ajo ka thënë, se që atëherë janë vendosur në këtë bunker, i cili ndodhet në periferi të Tiranës dhe janë munduar që ta kthejnë atë në një strehë për të jetuar.

Shtëpia-bunker është blerë para 12 vjetësh për 350 mijë lekë të vjetra nga bashkëshorti i Florijes. Kryefamiljarja ka treguar sesa vështirësi ka hasur gjatë jetës së saj, pasi është përballur e vetme për të rritur fëmijët. Ajo ka Sajmirn që është 9 vjeç dhe dy vajzat, Marien dhe Fatbardhën.

Ata janë që të tre në shkollë dhe nëna e tyre përpiqet çdo ditë që t’i sigurojë atyre kushtet minimale, për t’u ushqyer dhe për t’u edukuar si të gjithë fëmijët e tjerë. Sajmirit i pëlqen shpesh herë t’i pikturojë muret e shtëpisë-bunker. Fëmijët tregojnë se, shtëpia e tyre është mjaft e madhe, por jo e areduar mirë. Ajo është e ngrohtë në dimër dhe e ftohtë në verë.

Por, gjatë dimrit kur bie shi në disa zona të saj, çatia pikon kur bie shi. Për më shumë shikoni pamjet, të cilat janë transmetuar edhe në “Reuters”.

Për më shumë shikoni pamjet, të cilat janë transmetuar edhe në Reuters. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit