
Shpeshherë thuhej se edhe muret kanë vesh. Më përpara kjo thënie mund të përdorej në mënyrë figurative, por tani duhet ta pranojmë se është më se e vërtetë. Një llambë e quajtur Coversnitch mund të përgjojë bisedat private dhe t’i postojë ato në Twitter. Kjo llambë është krijuar nga dy artistë në Nju Jork, Kyle McDonald dhe Brian House.
Llamba Conversnitch ka qenë aktivizuar para disa muajsh në Nju Jork dhe ka llogarinë e saj në Twitter, @conversnitch, ku poston gjithçka që ajo dëgjon, citon krokodili.
Pajisja regjistron çdo bisedë, dhe me anë të rrjetit Wi-Fi i shpërndan këto në platformën Mechanical Turk të kompanisë Amazon. Një pajisje e tillë është përdorur kohët e fundit në një ekspozitë arti në Manhattan ku është vendosur fshehurazi dhe ka regjistruar bisedat./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





