Transmetuar më 26-04-2014, 22:16

Patos,26 prill 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 39 vjeçari  ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin  e Patosit.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Nikolin Rrapaj, 39 vjeç banues në lagjen “29 Marsin”, në Patos.

Pas marrjes së informacionit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bën të ditur se personat i kanë zënë pritë 39 vjeçarit pranë hyrjes së pallatit të tij.

Sipas policisë viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia dhe kishte marrë një lokal me qera, në Patos.

Policia ka ngritur postblloqe në zona të ndryshme dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit