Transmetuar më 26-04-2014, 21:47

Ky është horoskopi ditor për ditën e diel, 27 prill që ju sjell Noa.al. – E shtuna është një ditë e mrekullueshme për aktivitete. Ju mund të ndërmerrni disa aventura të vogla, dhe të shpenzoni pak më shumë kohë me familjen.

Dashi

Gjatë mëngjesit të sotëm shumë nga ju mund të kujtojnë gjëra të shkuara, të cilat mund t’ju prishin humorin. Mos lejoni që emocionet negative të helmojnë jetën tuaj.  Nuk duhet të keni dyshime, ju pret një mbrëmje e mrekullueshme.

Demi

Ju duhet të ndiqi moton se çdo e keqe e ka një të mirë.  Kjo do të jetë shumë efikase nëse do të analizoni me qetësi situatën tuaj në çift. Gjeni forcë për të marrë më të mirën edhe nga ato situata që duken të këqija.

Binjakët

Sonte ju keni një shans për të shfaqur natyrën tuaj të qetë, të shoqërueshëm dhe inteligjente.  Një dialog miqësor mund të kthehet në një rivalitet të fortë.  Mos u nxitoni në veprime, analizoni me qetësi çdo situatë.

Gaforre

Gjysma e parë e ditës së sotme do të kalojë në qetësi dhe dashuri.  Ditën e sotme duhet ta zgjidhni vetëm për tu çlodhur, dëgjoni muzikë, flini, dhuroni dashuri, bëni gjithçka që mendoni se ju qetëson dhe relakson.

Luani

Mund të ndiheni të bllokuar në shtëpi gjatë orëve të para të ditës duke u marrë me punët e zakonshme dhe mund tu duket sikur jeni rrethuar nga një atmosferë mbytëse. Mbrëmja do të ofrojë krejt tjetër, gjë do të pushtoheni nga emocione pozitive.

Virgjëresha

Pozicioni në të cilin jeni, vështirtë se mund të cilësohet si e qëndrueshme.  Pasiguria mund të rrënjoset  në martesën tuaj, veprimet e diskutueshme dhe mendimet e paqarta mund të shkaktojnë shqetësime. Mundohuni të kaloni pjesën e dytë të ditës me familjen.

Peshorja

Pjesa e parë e ditës mund të sjellë fjalë jo të mira dhe do të dridheni të shqetësuar. Por harrojini dhe kushtojuni më shumë familjes.  Do të jenë orët e pasdites ata që do të sjellin lajme më të mira dhe kjo fale komunikimit të shpejte që bëhet dhe në mënyrat online.

Akrepi

Orët e mëngjesit do të jenë vërtet personale për ju, pasi do ti kushtoheni vetëm vetes dhe qetësisë suaj. Ndoshta do të flini më shumë sesa duhet, por kjo do t’ju qetësoje dhe do t’ju ndihmojë për një pasdite edhe më të bukur.

Shigjetari

Do të shmangni daljet në publike duke menduar se jeni të lodhur dhe keni nevojë për qetësi. Kjo është gjë e mirë. Merruni më shumë me veten. Keni kohë për tu takuar me njerëz dhe sidomos miq të rinj.  Beqarët kanë shanse pozitive për lidhje martesore.

Bricjapi

Fillimi i ditës premton  qetësi  dhe besimin . Mbrëmja nuk do të jetë aq të rehatshme sa mëngjesi.  Duhet të gjesh pse dhe janë rrethanat manipuluese që ke krijuar në lidhjen çift ato që të hapin të tilla probleme.

Ujori

Duhet përkohësisht të hiqni dorë nga çdo shqetësim që ju rrethon. Jo gjithçka varet nga ju. Vërtet jeni programuar si një mik i mirë, familjarë apo bashkëshort, pro gjithçka ka një kufi. Duhet të qetësoheni, të çlodheni.

Peshqit

Jeni njerëz që mbylleni brenda fantazisë suaj dhe krijoni  idenë e një burgu të mendimeve.  Kjo do të ishte e pranueshme për ata që kanë rënë në dashuri, pasi ju duket vetja në qiellin  e shtatë. Por nëse nuk është kështu, zgjohuni dhe kthehuni në realitet. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit