
Kavajë,26 prill 2014, NOA.al- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi sot cilësinë e punimeve ne segmentin rrugor Plepa-Kavaje-Rrogozhine.
“Sot kemi filluar një proces të vlerësimit dhe analizimit të të gjithë punimeve me një teknologji moderne, kështu që do të kemi një ide të qartë për gjithçka që është bërë dhe si është bërë, me qëllim që kjo të na shërbej edhe për të ardhmen, për të rritur standardin dhe cilësinë e realizimit të veprave publike siç janë rrugët e Shqipërisë”, tha Ministri Haxhinasto.
Duke përfituar nga kjo vizite Ministri edhe një here theksoi demosdoshmërinë e vendosjes së elementeve të sigurisë dhe sinjalistikës ne veprat e infrastrukturës rrugore.
“Shumë shpejt këtu do të realizohen punimet qe lidhen me elemente të sinjalistikës dhe të sigurisë së rrugës,” tha ai.
Me tej Ministri shtoi se do te ketë investime ne siguri dhe sinjalistike dhe nga Rrogozhina do të vazhdoj një projekt tjetër i rëndësishëm deri në jug të vendit, që është aksi më i përdorshëm gjatë sezonit turistik: “është një investim rreth 4 milion e gjysëm dollare që do të jetë vetëm për sinjalistikën dhe për sigurinë rrugore” tha ai. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





