





Familja më e madhe në Britani do të bëhet edhe më e madhe, pasi nëna e 16 fëmijëve, Sue Radford, ka njoftuar se po pret fëmijën e 17-të.
Familja Radford ka përjetuar një tragjedi vitin e shkuar, pasi Sue humbi fëmijën që priste. Nëna dhe babai, i quajtur Noel, thanë se ishin “të shkatërruar”, kur fetusi i tyre 12-javësh kishte vdekur.
Mirëpo në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, Sue njoftoi se po pret një fëmijë tjetër. Familja është e entuziazmuar me lajmin e ri dhe pret që t’i urojë mirëseardhjen foshnjës në muajin nëntor.
Familja Radford, nga Morecambe, Lanc të Anglisë është bërë e famshme, pas një dokumentari të shfaqur në “Channel Four”, kur ata kishin 15 fëmijë.
Prej asaj kohe, familjes i është bashkuar Casper. Fëmijët e tjerë janë Chris, 24, Sophie 19, Chloe, 18, Jack 16, Daniel, 14, Luke, 12, Millie, 12, Katie, 10, James, 9, Ellie, 8, Aimee, 7, Josh, 5, Max, 4, Tillie, 3 dhe Oscar, 2 vjeç.
Përveç kostos së jashtëzakonshme për ushqime dhe veshje në këtë familje gjigante, Radford-ët i kanë refuzuar përfitimet nga shteti. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





