Transmetuar më 26-04-2014, 16:57

Majlinda Kelmendi në majën e Europës. Xhudistja kosovare që fitoi titullin më prestigjioz të kontinentit të vjetër, po rezulton një nga ambasadoret më të rëndësishme të vendit të saj në botë.

Kosova ka nevojë për shembuj të tillë profesionalizmi dhe disipline, dhe Majlinda është njeriu i duhur për të ndihmuar vendin e saj të lindjes në reklamën që vazhdon t’i bëjë në sytë e botës.

Pas suksesit në finalen e Europianit ku mundi rusen Natalia Kuziutina, Federata Europiane e Xhudos uron Kelmendin, duke e konsideruar kampionen e Europës si të pandalshme.

“Kampionia e botës Kelmendi, e shtoi edhe një titull në vitrinën e saj të trofeve. Kelmendi e fitoi finalen në 52 kg ndaj Kuziutinas së Rusisë. Ajo është e pandalshme”, shkruan federata.

Fitorja në Europian është arritja e dytë e madhe e Kelmendit në karrierën e saj pas suksesit në Kupën e Botës.

Tashmë objektivi kryesor i kampiones së xhudos mbetet olimpiada Rio 2016, pas dështimit në Londër 2012 ku përfaqësoi Shqipërinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit