Transmetuar më 26-04-2014, 14:33

Prindërimi nuk është aspak i thjeshtë, por në disa raste, ka disa prindër të cilët janë tmerrësisht të papërgjegjshëm. I tillë është edhe personi që do të shihni në videon më poshtë.

Ai është një baba mizor që i jep cigare foshnjës. Kjo video që po qarkullon në Youtube prej pak orësh tregon sesi një prind duke pirë cigare ia ofron fëmijës së tij 2 vjec.

Fëmija i seksit mashkull mëson si të pijë cigare. I ati madje i tregon dhe si të thithë tymin. Video është hedhur në Youtube dhe ka ngjallur zemërim të madh tek ata që e kanë parë. “Uroj të vdesësh o baba mizor, kurse fëmija të mos pijë kurrë cigare dhe të ketë një të ardhme më të mirë”, shprehen komentues. Mediat e huaja thonë se video është filmuar në Rusi nga një femër që qesh gjatë gjithë kohës që fëmija mëson të konsumojë cigaren. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit