
Mania e ‘selfie’-ve ka kapluar këdo që nga figurat më të njohura deri tek ky murg budist, i cili kërkoi të bënte një foto të shpejtë me kryebashkiakun, foto që i kushtoi shumë shtrenjtë.
Tibetiani humbi qindra faqe të punës së tij kërkimore, pasi humbi laptopin në metro teksa pozonte për një foto me Boris Johnson, kryebashkiakun e Londrës.
I entuziazmuar për foton që pati mundësinë të bëjë pas një bisede interesante rreth Tibetit me kryebashkiakun, murgu zbriti nga metroja duke harruar laptopin, ku mbante një dorëshkrim të rrallë budist prej 900 faqesh, vepër e mundimeve të një jete.
Murgu tani po ofron një shpërblim prej 500 paundësh për kthimin e laptopit./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





