Transmetuar më 26-04-2014, 11:17

Tiranë, 26 prill 2014, NOA.al- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në kuadër të panairit të librit, ku edhe dha çmimin “Ardian Klosi”, të cilin e fitoi shkrimtari Ardian Vebiu, u shpreh se kultura nuk është një luks, por rruga kryesore për të çuar shoqërinë drejt përparimit.

“Është një festival i cili me larminë e publikut të të gjitha moshave po ndryshon për mirë jetën e qytetit këtë fund prilli. Mungesa e ngjarjeve kulturore do të duhej të ishte shqetësuese. Kjo ngjarje po tregon se interesi është rritur dhe skena kulturore e Shqipërisë është rizgjuar”, u shpreh Kumbaro.

Sipas saj, skena ka dalë për të gjithë aktorët që duan të hyjnë në të me një vepër, për të argëtuar publikun por edhe për të lënë gjurmën e tyre. ajo ka shtuar se duhet të ketë një kriter për të hipur në këtë skenë e për të qëndruar sa më gjatë aty.

“Ky kriter nuk mund të jetë arbitrarizmi. Unë besoj se është në zhvillimin e këtij vendi duhet të jetë cilësia artistike si dhe sistemi i vlerave, ku nuk duhet të mungojë në asnjë çast respekti për këdo që ka dhënë nga vetja në skenat shqiptare”, vijoi më tej Ministrja Kumbaro.

Ajo shtoi se është folur vite me radhë për këto reforma dhe mungesë disipline në teatro, e madje është kërkuar ndihmë edhe nga teatrot bashkiakë duke u mbështetur në sistemin e meritokracisë.

“Kulturën nuk e bën në ministri apo një parti, por është ai ajër që qarkullon mes nesh. Ne kemi për detyrë të mundësojmë infrastrukturën dhe reformën në institucionet e kulturës që mbahen me buxhetin e shtetit, të cilat nuk mund të lihen në këtë gjendje”, vijoi Kumbaro. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit