Transmetuar më 26-04-2014, 08:50

Mbase është një lloj publiciteti i goditur, por me siguri kjo është një nga ato histori që të bëjnë të ëndërrosh.

Carmen Pacheco është një shkrimtare spanjolle, e cila jeton në Madrid. Rreth një vit më parë ajo humbi gjyshen, me të cilën ishte shumë e lidhur. Duke kërkuar në Street View, në Google Maps, ajo gjen imazhin e gjyshes, në një nga rrugët e qytetit.

Duke qenë se pamjet në këtë aplikacion janë gjatë gjithë kohës në përditësim, ajo kishte vazhduar të kërkonte siluetën e gjyshes në Street View, por nuk e kishte gjetur, pasi ishte zëvendësuar me një pamje tjetër.

Shkrimtarja ka treguar gjithçka në Twitter. Falë shërbimit në kryeqytetin spanjoll që ofron  Google maps, kolosi Mountain View i ka dërguar Carmen foto të tjera të gjyshes, duke bërë kështu të mundur gjetjen dhe kthimin e saj në shtëpi. /a.s/noa.al/

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit