Transmetuar më 25-04-2014, 19:16

Gjermani,25 prill 2014, NOA.al- Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shtetet e “G 7” po mendojnë lidhur me sanksionet e reja kundrejt Rusisë përderisa kjo e fundit nuk ka bërë ndonjë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë, ashtu siç ishte rënë dakord  në marrëveshjen e arritur javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës.

Kështu, liderët e pesë vendeve të Perëndimit po shikojnë mundësitë e ndërmarrjes së hapave të mëtejshëm, të cilat do t’i kushtojnë Rusisë.

Merkel ka biseduar me Vladimir Putin dhe i ka thënë atij që marrëveshja e Gjenevës ka “dështuar”.

Telefonatën e ka konfirmuar edhe Kremlini në një deklaratë për media, por aty thuhet se Putin ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me implementimin e marrëveshjes nga qeveria ukrainase. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit