Transmetuar më 25-04-2014, 18:28

Ky është horoskopi ditor për ditën e shtunë, 26 prill që ju sjell Noa.al.  Mundohuni të përqendroheni. Gjatë gjysmës së parë të ditës duhet të fitoni kontrollin mbi emocionet tuaja.  Nëse do arrini të kontrolloni veten, do të mundni të realizoni edhe detyrat dhe synimet që i keni vënë vetes.  Pjesa e dytë e ditës do t’ju shërbejë për mirë do të ndiheni të dobishëm dhe do të bashkëpunoni me të tjerët.

Dashi

Do të keni një ditë të ngarkuar sot dhe me shpenzime të tepërta. Përpiquni të tregoheni të kujdesshëm. Asgjë nuk është  pak e rëndësishme apo më e pa vlerë kur behet fjalë për tu paguar më para. Kushtoni  vëmendje financave.

Demi

Rrethanat sot do t’ju shtyjnë në flirtime dhe në një dëshirë për të bërë shpenzime të tepërta.  Veprimet tuaja mund të udhëhiqen nga përtacia, ndjeshmëria e tepruar. Do ta keni të vështirë ti rezistoni tundimit, tekat tuaja jo gjithmonë pranohet nga partneri, ndaj bëni edhe kompromise.

Binjakët

Problemet e ditës megjithëse mendoni se i keni zgjidhur, mund të rrini pezull deri në mbrëmje. Duhet të tregoheni të kujdesshëm.  Mbaro atë që ne nisur, pavarësisht nga ndonjë emocion negativ që mund të jesh përfshirë.

Gaforrja

Ndrojtja juaj do të kuptohet nga të gjithë sot. Duhet të gjeni forcë dhe të dilni nga kjo gjendje apatie që ju ka pushtuar. Duhet të shprehni ndjenjat tuaja ashtu siç i keni, do të kuptoheni mjaft mirë nga të tjerët, sidomos nga partneri.

Luani

Nuk duhet të zgjidhni ju për të gjitha ndërmarrjet e rëndësishme, disa gjëra duhet t’ia lini edhe familjes. Gjeni pak kohë për veten dhe çlirohuni nga ngarkesa që keni. Kushtoni vëmendje dashurisë por edhe financave tuaja.

Virgjëresha

Çështjet e parave, marrëdhëniet me gratë ose kontakte familjare mund t’ju marrin pjesë më të madhe të kohës sot.  Sot mund ta gjeni veten pjesë e negociatave ose e udhëtimeve që ju i pëlqeni shumë.

Peshorja

Do të ecni para sot dhe do të merrni në dorë frerët e situatave të caktuara. Do të tundoheni nga dëshira për të blerë diçka sot, mos hezitoni plotësojani këtë dëshirë vetes.  Por duhet të mbash parasysh faktin se duhet një ekuilibër mes të ardhurave dhe detyrimeve.

Akrepi

Agresiviteti do të jetë në krye të axhendës suaj sot. Por kujtoni faktin se është më mirë të jesh i butë, ndaj mos hezitoni ti dhuroni dashuri dhe ngrohtësi partnerit. Një buzëqeshje apo një dhuratë do t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët  me të tjetër.

Shigjetari

Koha me e keqe për ju ka kaluar, tani duhet të kujdeseni më shumë për veten dhe të çlodheni.  Do të përballeni më një konflikt, ku ndërhyrja juaj do të zgjidhë situatën e pa këndshme.

Bricjapi

Gjendja e përgjithshme e Bricjapit është mjaft e qëndrueshme. Një dritë në fund të tunelit bën të ndiheni edhe më të mirë .

Ujori

Një mjegull mos marrëveshjes do të ngrihet midis jush dhe miqve tuaj. Ju që merreni me biznes do të përfshiheni nga një konflikt me partnerët e bashkëpunëtorët .

Peshqit

Dita e sotme nuk është shumë favorite për ju, mund të përfshiheni nga ndjenja e mendime të shëmtuara.  Do të përfshiheni nga trazira shqetësuese deri në orët e mbrëmjes. Lini pas emocionet negative dhe do të kapërceni këtë situatë./e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit