Transmetuar më 25-04-2014, 18:12

Tiranë,25 prill 2014, NOA.al-  35 shqiptarë janë depërtuar nga Franca dhe Anglia drejt Shqipërisë, pasi kanë shkelur rregullat e Shengenit, duke kërkuar azil në Evropë. Policia e shtetit bën të ditur se, në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërmjet strukturave tё zbatimit tё ligjit Britanike dhe Franceze, nё bashkëpunim me Policinë e Shtetit, sot rreth orës 15:10, u kthyen në Shqipëri 35 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Britani dhe Francë.

Me një avion të posaçëm, u kthyen 25 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Britani dhe 10 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Francë, nga kёto 32 janё meshkuj dhe 3 femra.

Në Aeroportin Ndёrkombёtar “Nёnё Tereza” nё Rinas, gjatë procesit të kthimit të shtetasve shqiptarë ishte i pranishëm  Zv/Ambasadori i Britanisё nё Shqipёri, Z. Stephen Hickling, si dhe Shefi i Komisariatit tё Policisё sё Kufirit e Migracionit Rinas, Z.Ermal Milori, tё cilёt u kërkuan gjithë shtetasve shqiptarë të respektojnë lëvizjen e lirë.

Shefi i Komisariatit tё Policisё sё Kufirit e Migracionit  Rinas theksoi angazhimin qё ka ndёrmarrё vendi ynё qё të respektojë të gjitha detyrimet që vijnë nga bashkëpunimi që ka me Komunitetin Europian, për sa i përket lëvizjes në hapësirën Shengen, si dhe u kërkoi tё gjithё shtetasve shqiptar qё lёvizin nё zonёn shengen qё tё respektojnё rregullat e lёvizjes sё lirё, pasi mosrespketimi i tyre i penalizon, duke mos i lejuar qё tё lёvizin mё nё kёtё zonё pёr njё afat tё gjatё kohor.

Po ashtu vuri nё dukje angazhimet qё ka ndёrmarrё policia kufitare, ku nё kёtё kaudёr ka trajnuar dhe një trupё policore për të bërë shoqërimin e këtyre personave nga shtetet, ku ata janë deportuar dhe më pas për t’u riatdhesuar në Shqipëri.

Ndёrkohё Zv/Ambasadori Britanik, Z.Stephen Hickling, duke falenderuar autoritet shqiptare tё Policisё Kufitare dhe tё Ministrisё sё Punёve tё Brendshme pёr bashkёpunimin, theksoi faktin se do tё vijojё procesi i kthimit tё tё gjithё atyre shtetasve shqiptar, qё do tё evidentohen me qёndrim tё parregullt, duke thyer kёshtu rregullat e emigracionit. Kёto operacione janё mesazhi mё i qartё pёr tё gjithё ato qё thyejnё rregullat, theksoi Z.Hickling.

Pёr tё gjithё tё kthyerit do tё vijojnё procesi i intervistimit nga ana e Policisё sё Kufirit e Migracionit. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit