Transmetuar më 25-04-2014, 21:19

Tiranë,25 prill 2014, NOA.al-Policia e kryeqytetit ka organizuar sot një operacion në Poliklinikën Nr.9, në Tiranë duke shoqëruar disa mjekë. Burime nga policia thanë për NOA.al  se pas hetimeve disa javore, janë vënë nën akuzë mjekë të kësaj poliklinike për veprën penale të “Falsifikimit” dhe “Shpërdorim të detyrës”. Policia informon se, mbi bazën e informacioneve, u bë kapja në flagrancë e shtetasve Rodolf.F dhe Shkëlzen.F, të cilët kishin dispononin disa dokumenta si “Certifikata mjekësore për vizë hyrje”, të pa plotësuara me nënshkrime si dhe vula të disa mjekëve, të Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë.

Policia informon se, nga kryerja e veprimeve proceduriale, rezultoi se shtetasit Rodolf.F dhe Shkëlzen.F, përfitonin  kundrejt vlerës 300-500 lekë nga shtetasit Artan.B, dhe Bujar.M, me detyrë mjekë pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, formularë të pa plotësuar por të nënshkruara dhe të vulosura prej tyre me qëllim, për tu shitur personave që aplikonin për vize pune në ambasadën Greke në Tiranë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në prani të Prokurorisë, policia informon se  u bë marrja si persona nën hetim të  shtetasve:

Rudolf. F, 44 vjeç, banues ne Tirane, i dënuar me pare, me detyre agjent sigurimesh pranë një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”  te parashikuar nga neni 244 i K.Penal

Shkelzen.F, 34 vjeç, banues ne Thumane Krujë, me detyrë agjent sigurimesh prane një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” i te pashikuar nga neni 244 i K.Penal.

Bashkim.K, 44 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare, me detyrë agjent sigurimesh prane një kompanie, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike”  të parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

Bujar.M, 42 vjec, banues ne Tirane, me detyrë mjek pranë Qëndrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” të parashikuara nga nenet 244-259-248 te Kodit Penal.

Artan.B, 42 vjec, banues në Tiranë, me detyrë mjek prane Qendrës Shëndetësore nr 9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” të parashikuara nga nenet 244-259-248 te Kodit Penal.

Vera.V, 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” te parashikuara nga nenet 259-248 te Kodit Penal.

Linë.K, 54 vjec, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” te parashikuara nga nenet 259-248 te Kodit Penal./k/k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit