
“Rasti i “Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës Henri”, është rasti tipik i tatimpaguesit që prej vitit 2010 ushtron aktivitet ekonomik, deklaron detyrime tatimore në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi Fitimin, Tatimin mbi të ardhurat nga Punësimi, etj dhe nuk paguan asnjë prej tyre, qofshin këto edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të tij të mbajtura prej vitesh nga pagat e tyre”.
Reagon UNT: Sulm tatimor ndaj nesh, Drejtoria e Tatimeve i ka ndaluar studentet te hyjnë neper auditorë
Tiranë, 25 Prill 2014 NOA.al – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve denoncon abuzime financiare qw ajo thotë se ka kryer dhe vazhdon të kryejë prej disa vitesh. Kurse Universiteti Ndërkombëtar të Tiranës thotë se po përballet me sulm tatimor.
“Rasti i “Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës Henri”, është rasti tipik i tatimpaguesit që prej vitit 2010 ushtron aktivitet ekonomik, deklaron detyrime tatimore në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi Fitimin, Tatimin mbi të ardhurat nga Punësimi, etj dhe nuk paguan asnjë prej tyre, qofshin këto edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të tij të mbajtura prej vitesh nga pagat e tyre. Në asnjë rast ky tatimpagues nuk ka marrë në konsideratë njoftimet e dërguara nga Administrata Tatimore në adresë të tij”, – thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
“Ky tatimpagues, – vijon DPT, – ka borxhe të konsiderueshme, ku 65% e tij përbëhet nga kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të papaguara. Këto kontribute u janë mbajtur punonjësve nga pagat e tyre së bashku me tatimin mbi të ardhurat dhe nuk ju janë paguar”.
Në trajtimin e këtij rasti, Administrata Tatimore thotë se ka ndjekur të gjitha hapat e parashikuara në ligj.
DPT thotë se për të gjithë dokumentet e dërguara përfaqësuesit ligjorë kanë patur dijeni pasi kanë firmosur marrjen në dorëzim të tyre. “Administrata ka realizuar bllokimin e aktivitetit si hap të detyrueshëm ligjor në rastin e mospagimit të detyrimeve tatimore.
Akti i fundit administrativ që Administrata Tatimore ka ndërmarrë përkundrejt këtij tatimpaguesi është kallëzimi penal për “Prishjen e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare”, pasi më datë 25.04.2014, u konstatua kundërshtimi i veprimit të organit tatimor nëpërmjet veprimit të prishjes së shenjave të bllokimit”, – thotë DPT.
UNT: Sulm tatimor ndaj nesh
Universiteti Nderkombetar i Tiranes, njeri prej institucioneve me serioze te Arsimit te Larte ne Shqiperi, i licencuar dhe akredituar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences perpara afro 5 vjetesh eshte ndaluar sot ne veprimtarine e saj mesimore.
Drejtoria e Tatimeve i ka ndaluar studentet te hyjne neper auditorë. Administratori i UNT-se z. Admir Mulaj shprehet per radion "Albania News" se "ky eshte nje sulm i hapur dhe absurd qe i behet ketij Universiteti, pasi ne marreveshjen paraprake me kete drejtori u vendos fillimisht qe te shlyhej 30% e borxhit te akumuluar dhe me pas te behej pagimi me keste i shumes se mbetur. Por, kjo nuk ka ndodhur. Drejtoria e Tatimeve vendos te kerkoje shlyerjen e te gjithe shumes, cka eshte e paligjshme, e pakuptimte dhe absurde " – shprehet administratori Mulaj.
Rektori i UNT-së,Dr. Agron Lamaj e cileson kete ngjarje nje sulm te paprecedent, pasi ligjërisht, pas pagimit te 30% te detyrimit, Universitetit duhet te funksionoje normalisht, dhe qindra studentet e tij duhet te vazhdojnë normalisht mësimin.
Nga ana e tij Kryetari i Senatit te Universitetit, Akademik Apollon Baçe shprehet e cilëson kete ngjarje një sulm te mirëfilltë politik. "Qeveria e majte socialiste po konfirmon atë çka tha Kryeministri Rama ne një debat parlamentar kur kërcënoi..se nuk keni pare ende asgjë nga dhuna". /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





