



Një grua angleze, drejtuese e një shoqërie të suksesshme, është ndër të paktët njerëz në botë që vuan nga një sëmundje vërtetë e sikletshme, Trimetilaminuria.
Kjo sëmundje është e rrallë dhe përfshin metabolizmin, duke shkaktuar pamjaftueshmëri në prodhimin e një enzime.
Për rrjedhojë trupi më pas nuk është gjendje që të shkatërrojë Trimetilamminën. Kështu kjo substancë akumulohet në organizëm dhe çlirohet nëpërmjet djersitjes, frymës dhe urinës.
Por aroma e saj është karakteristike si era e peshkut, por në fazë dekompozimi. Pas kaq e kaq vitesh me probleme dhe fyerje pafund, tashmë gruaja 44 vjeçare Ellie James, ka arritur që të ketë sukses në jetë dhe flet hapur lidhur me sëmundjen e saj.
Megjithëse nuk ka asnjë kurë për këtë sëmundje, gruaja thotë se duke mbajtur nën kontroll regjimin ushqimor dhe stilin e jetës, mund të bëhen përmirësime të mëdha./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





