Transmetuar më 25-04-2014, 14:58

Shakira ka rrëmbyer kopertinën e revistës amerikane të Florida “Ocean Drive”, e veshur e gjitha si zebër, duke pozuar në mënyrë tejet sensuale. Këngëtarja kolumbiane ka pozuar për numrin e majit të revistës së dedikuar për femrat.

Në intervistën e saj këngëtarja 37 vjeçare tregon se e ka regjistruar këngën e saj të parë në moshën 8 vjeçare.

“Për mua të jesh e suksesshme dhe e fuqishme do të thotë se e ke veten nën kontroll mbi gjithçka që di dhe mbi ruajtjen e gjërave që janë të rëndësishme për ty. Në familjen time balanca është mbi çdo gjë. Të bërit nënë më forcoi më tej duke më bërë të kuptoj të gjitha ngjyrat e jetës dhe të jem më e devotshme ndaj mëmësisë, muzikës dhe dashurisë”, shprehet Shakira.

Këngëtarja 37 vjeçare është e lidhur me futbollistin spanjoll Gerard Pique, me të cilin ka një djalë 1 vjeç, me emrin Milan./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit