Transmetuar më 25-04-2014, 14:40

Tiranë, 25 prill 2014, NOA.al- Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reghuar lidhur me vendimet e Kuvendit të Kosovës.

Në qëndrimin e MPJ thuhet se u njoh me vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 23 prill 2014, mbi miratimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi mandatin e ri të misionit EULEX në Kosovë dhe mbi miratimin e një pakete rregullimesh ligjore, të cilat i hapin rrugë krijimit të një gjykate të posaçme për trajtimin e pohimeve për krime të pretenduara që mund të jenë kryer nga individë të caktuar në Kosovë në periudhën 1998-2000.

Në këtë linjë Ministria e Punëve të Jashtme rishpreh vlerësimet e saj për sakrificat sublime të popullit të Kosovës dhe qëndresën heroike të tij për liri, dinjitet njerëzor dhe demokraci, në përgjigje të agresionit dhe spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit, dhe i shikon këto vendime të institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës si një përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe si një hap ndaj respektimit të standardeve më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ministria e Punëve të Jashtme shprehet besimplotë se këto vendime të Kuvendit të Kosovës do t’i shërbejnë aspiratave strategjike të Kosovës dhe integrimit të saj euro-atlantik./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit