






Puthja ka një sërë efektesh në shëndet dhe për këtë është i bindur Giuseppe Genovesi, docent i Endocrinologjisë në Universitetin La Sapienza në Romë. Bazuar në një studim të tij ai ka renditur 7 probleme që kurohen me anë të puthjes.
Kundër alergjive– Nëpërmjet puthjes shkëmbehen shumë bakterë duke shtuar prodhimin e antitrupave gjë që rrit mbrojtjen përballë viruseve dhe baktereve.
Dhimbja e kokës– Puthja rrit nivelin e dopaminës dhe endorfinës në gjak, duke ulur ndjesinë e dhimbjes.
Antistres– Puthjet e shpeshta reduktojnë kortizolin, i njohur ndryshe si hrmoni i stresit dhe bënë që të ndihemi më të relaksuar.
Ndihmë për dhëmbët– Academy of General Dentistry ka treguar se nëpërmjet puthjes zhduken mbetjet ushqimore duke zbehur rrezikun e karieve në dhëmbë.
Puthja si palestra– Kur dhurohet një puthje intensive digjen deri në 20 kalori në minutë.
Lëkura më elastike– Nga puthjet përfitime të shumta ka edhe lëkura. Çdo puthje vë në veprim 30 muskuj duke e bërë lëkurën më të tonifikuar, me më pak rrudha dhe më të lëmuar.
Lidhja më e stabilizuar– Gjatë puthjes stimulohet prodhimi i oksitocinës, i njohur në favorizimin e bashkimit dhe unitetit në çift./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





