Transmetuar më 25-04-2014, 13:22

Tiranë, 25 prill 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 24 vjeçarin nga Manza e Durrësit, Fatbardh Kasa, i cili ishte shpalur në kërkim.

Ndalimi i tij u bë në Rrugën e Kavajës në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim i akuzuar për plagosje. Mësohet se Gjykata e Pogradecit, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, nën akuzën e “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”.

I riu rreth një vit më parë ishte konfliktuar me disa persona duke lënë të plagosur njërin prej tyre, dhe që nga ai moment ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit